Politikanët lavdërohen me paratë e qytetarëve

Maqedonia

Politikanët lavdërohen me paratë e qytetarëve

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 08:06
Ilustrim

500, 600 milionë euro për projektin “Shkupi 2014”. Ndërsa 100, 200, 300 milionë euro për autostrada. Rroga më të larta për administratën, pensione më të larta, asistencë më e madhe sociale. Subvencionim të kompanive të huaja në zonat e lira industriale. Politikanët në pushtet lëvdohen me vite se kjo është meritë e tyre. Por matematika tregon se: e Gjithë kjo është financuar vetëm nga qytetarët. Nëse si shembull merret rroga mesatare prej 22 mijë denarëve, çdo ditë qytetari ndanë nga 421 denarë që të financohet shteti dhe lëvdimet e politikanëve.

“Në disa vite të fundit është imponuar në mënyrë të suksesshme koncepti se qeveria bën donacione, qeveria ndërton dhe qeveria ndan subvencione. Ndërsa mjegullohet perceptimi i qytetarëve se në fakt nuk ndanë qeveria, nuk ndërton qeveria, por ndërton shteti me paratë e qytetarëve… patjetër t’ia bëjmë me dije qeverisë se po shpenzon paratë tona, nuk i shpenzon paratë e veta partiake për të cilat ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë llogari”, deklaroi Sabina Fakiq, qendra për komunikime civile.

Ndërsa ku saktësisht përfundojnë paratë e qytetarëve, mbetet enigmë. Edhe krahas përpjekjeve të sektorit joqeveritarë të sigurojë informacione, për çfarë dhe për kë janë shpenzuar paratë e qytetarëve, nga Ministria e financave i fshehin këto të dhëna.

“Çdo shpenzim për të cilin jep informatë Ministria e Financave kanë në nivel aq të përgjithësuara që në parim ato të dhëna nuk na shërbejnë për asgjë. Mbyllja është në aspektin e mosmarrjes së kurrfarë përgjigjeje, për atë që është kërkuar prej tyre”, u shpreh Emina Nuredinoska, Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë (QMBN).

Matematika dëshmon edhe atë se: Nga 421 denarë që në dit i ndanë çdo obligues tatimor, 139 denarë shkojnë për pensione dhe sigurim social, 54 denarë për shëndetësi, 43 denarë për arsim, 41 denarë për shërbime të përgjithshme publike, 85 denarë për çështje ekonomike, 11 denarë për mbrojtje, 29 denarë për rendin dhe qetësinë publike e kështu me radhë. Por se kush i merr këto para saktësisht, nuk mund të vërtetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat