KSHZ konfirmoi listën përfundimtare të votuesve, 30.467 humbin të drejtën e votës

Maqedonia

KSHZ konfirmoi listën përfundimtare të votuesve, 30.467 humbin të drejtën e votës

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 11:24
Ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni bëri të ditur se dje pasdite ka skaduar afati 10-ditor gjatë të cilit anëtarët e këtij komisioni mund ta parashtronin ankesë në lidhje me pastrimin e listës zgjedhore. Rregullat parashihnin që së paku tre anëtarë të parashtronin ankesë për kontrolle shtesë, e më pas ajo të shqyrtohej nga KSHZ-ja.

Mirëpo, asnjë nga anëtarët e KSHZ-së nuk parashtroi ankesë, andaj KSHZ sot njoftoi se lista zgjedhore e publikuar më 23.08.2016 është finale.

KSHZ nëpërmjet një njoftimi me shkrim do të njoftojë katër partitë më të mëdha politike për gjendjen e Listës Zgjedhore pas përfundimit të procedurës për paraqitjen e qytetarëve.

Në ftesën publike për të vërtetuar të drejtën e votës, nga gjithsej 39.502 persona nuk u paraqitën 30.467, të cilët edhe e humbin të drejtën e votës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat