Qytetarët e Maqedonisë mendojnë se gjykatësit, ministrat dhe deputetët janë më të korruptuarit

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë mendojnë se gjykatësit, ministrat dhe deputetët janë më të korruptuarit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:19
Ilustrim

Qytetarët konsiderojnë se gjykatësit, ministrat dhe deputetët janë profesionet më të korruptuara në Maqedoni. Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar.

Krahasuar me vitin 2014, niveli i korrupsionit në vend është rritur kurse kundërshtimi te qytetarët, i këtij fenomeni, thuajse nuk ekziston.

Megjithëse te hulumtuesit këto rezultate nuk japin shpresa, të paktën te qytetarët ndodhë e kundërta, pasi që pikërisht te këta profesione që i konsiderojnë më të korruptuara, qytetarët kërkojnë shpëtim.

Analiza tregon se në këto rezultate ndikon përkatësia etnike dhe përcaktimi politik i qytetarëve. Mirëpo, të dhënat tregojnë se qytetarët më së shumti kanë intervenuar në raste të ndonjë dënimi nga policia; shpesh kanë dhënë ndonjë dhuratë për mjekët, duke e konsideruar si shenjë falënderimi, e jo korruptimi.

Në nivel rajonal, Maqedonia rradhitet me Bullgarinë dhe Rumaninë, për nga niveli i korrupsionit, kurse Kroacia ka notë më pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat