Sot nuk do të ketë politikanë që do të dëshmojnë në PSP

Maqedonia

Sot nuk do të ketë politikanë që do të dëshmojnë në PSP

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:48
Ilustrim

Edhe pse u paralajmërua se kjo javë do të jetë e mbushur me seanca ku do të merren në pyetje funkcionarë dhe politikanë tjerë në PSP, sot Fatime Fetai me koleget e tyre nuk do të kenë punë.

Gazetarët ishin para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike ku pritën ardhjen e të ftuarve që u paralajmëruan gjatë javës së kaluar.

Përndryshe, dje në PSP ishin ministresha e kulturës Elizabeta Kamçevska-Mileva dhe biznesmeni i afërt me pushtetin, Orce Kamçev.

”Kam qenë në PSP si dëshmitare dhe kam dëshmuar se ministria që unë drejtoj ka punuar në mënyrë ligjore” ka thënë shkurt ministresha e Kulturës së Maqedonisë pas daljes nga PSP-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat