“Zgjedhjet” , në duart e liderëve partiak

Maqedonia

“Zgjedhjet” , në duart e liderëve partiak

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:31
Ilustrim

Më 2 shtator, skadojnë të gjitha afatet për plotësimin e kushteve të parapara me “Marrëveshjen e Përzhinës 2” në Maqedoni, që u arrit më 20 korrik të këtij viti, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, ndërkaq sipas marrëveshjes, nesër do të duhet të mbahet takimi i liderëve, të partive nënshkruese të marrëveshjes.

Kryetari i VMRO – DPMNE-së – Nikolla Gruevski, LSDM-së – Zoran Zaev, BDI-së – Ali Ahmeti dhe PDSH-së , Menduh Thaçi, në këtë takim do të duhet ta konfirmojnë se a janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Në këtë takim, Zaev, do të duhet ta tregojë emrin e kryeredaktorit, i cili në periudhën parazgjedhore do të jetë përgjegjës për programin informativ të RTVM-së.

Nga partia opozitare, LSDM, thonë se kandidati tanimë është zgjedhur, jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për Santa Argirova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat