LSDM: Gruevski dhe Trajanovski përgjegjës për viktimat nga përmbytjet

Maqedonia

LSDM: Gruevski dhe Trajanovski përgjegjës për viktimat nga përmbytjet

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:36
Petre Shilegov

LSDM-ja kërkon përgjegjësi nga Nikolla Gruevski, Koce Trajanovski dhe Mitko Çavkov sepse e kanë lëshuar në përdorim unazën ndonëse e kanë ditur që nuk i plotëson të gjitha standardet.

Sipas kësaj partie, Trajanovski nuk i ka njoftuar me kohë qytetarët për katastrofën ndërsa kanalet i kanë lënë pa pastruar, me çrastë pas shiut të rrëmbyeshëm më 6 gusht u bënë vërshime të mëdha.

“Ka shpenzuar miliona euro për rrotën e çmendurisë dhe anijet e piratëve, ndërsa për mbrojtjen e jetëve të qytetarëve nuk është bërë asgjë. Për këtë do të përgjigjesh. Koce Trajanovski, i ke duartrokitur Nikolla Gruevskit kur e ka prerë shiritin e unazës ndërsa e ke ditur se ajo e vërshon Stajkovcin. Mitko Çavkov, ti do të përgjigjesh sepse ke lejuar të mos ketë polici trafiku në momentet kritike që do t’i ndalonin vozitësit të mos udhëtojnë drejt unazës”, deklaroi Petre Shilegov, LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat