Turistët ankohen për çmimet e larta në Ohër

Maqedonia

Turistët ankohen për çmimet e larta në Ohër

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:00
Ilustrim

Turistët vendas gjithnjë e më shpesh në vend të Ohrit dhe Strugës, si destinacione turistike për pushime zgjedhin Greqinë, Shqipërinë ose Turqinë.

Viteve të fundit hotelierët kritikohet nga turistët për çmimet e larta. Një pjesë e hotelierëve, sidomos në Ohër gjatë verës i shtrenjtojnë çmimet për 10-20%.

“Patjetër të pajtohemi edhe me faktin se imazhi jonë i keq, i Ohrit si rajon turistik nuk del nga objektet që janë etabluar një kohë të gjatë në qytetin tonë dhe rrethinë, por nga objekte që dinë të bëjnë bujë afatshkurtër gjatë sezonit prej çka del edhe efekti negativ”, tha Mihail Mishev, kryetar i shoqatës së hotelierëve.

Prej kohësh shoqata e hotelierëve ka kërkuar unifikimin e çmimeve të shërbimeve hotelerike.

Për dallim nga Greqia ku me 100 euro mund të sigurohet apartament me transport, tek ne shërbim të këtillë nuk ka. Asnjë agjenci nga Maqedonia nuk merr me qira vila përgjatë bregut të Ohrit dhe Strugës.

Turqia këtë verë për shkak të krizës bëri ulje drastike të çmimeve, gjë që në mënyrë plotësuese tërhoqi turistë nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat