PSP sot përvjel mëngët

Maqedonia

PSP sot përvjel mëngët

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 08:52
PSP

Sot pritet që Fatime Fetai të ketë shumë punë pasi PSP do të vazhdojë me marrjen në pyetje të politikanëve dhe personave tjerë të përfshirë në krim.

Nga PSP nuk informojnë se kush do të jetë para tyre për t’u marr në pyetje pasi procesi është shumë delikat.

PSP gjithashtu njoftoi se për mos prezencë në seancat e tyre për dy herë, herën e tretë do të merren masa dhe policia do të sjellë personat që atyre ju duhen për ta vazhduar hetimet.

Javën e kaluar para PSP-së ishin, Silvana Boneve nga OBRM-PDUKM, Menduh Thaçi dhe Arifikmet Xhemaili nga PDSH dhe Samka Ibraimoski nga PEPR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat