Cili ishte emri i vërtet i lumit Vardar në kohën e Ilirëve?

Maqedonia

Cili ishte emri i vërtet i lumit Vardar në kohën e Ilirëve?

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 15:21
ilustrim

Lumi Vardar apo, në shqip, lumi Bardhar. Emri i vërtetë i lumit është “bardhar” , lumi i bardhë, lum me ujë shumë, dhe shumë shkumë.
Me ndërhyrjen e greqishtes emri Bardhar kalon ne Vardar. Të njëjtin fenomen e kemi edhe të emri “arbër” të cilin greket e shqiptojnë “arvër”, arvanitas.

Ilirologu i njohur gjerman H. Krahe (Lexikon altillyrischer Personnamen, Hiedelberg 1929, 16) emrin e lumit Bardários e afron me bard (bardhë), sikurse dhe emrat vetjakë Bardus e Bardulis të ilirishtes.

Po kështu dhe dijetari bullgar L. Silan (Koi se denešnite Albanci i tehnija ezik, Sofia 1910, cituar sipas Shefki Sejdiut) emrin e lumit Vardar e nxjerr nga Bardhar “lumë i bardhë”: “Ime na reka Vardar e Bardh-ar i zne?e bela”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat