Ministri Xhaferi takoi ambasadorin e SHBA z.Xhes Bejli

Maqedonia

Ministri Xhaferi takoi ambasadorin e SHBA z.Xhes Bejli

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 11:20
Takimi

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi dhe ambasadori i SHBA z.Xhes Bejli sot realizuan takim protokolar në ministrinë e drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi në fillim të takimit e njoftoi z.Bejli për aktivitetet e realizuara së fundmi në këtë dikaster dhe njëkohësisht e informoi ambasadorin për punët dhe detyrat që e presin Ministrinë e drejtësisë në të ardhmen.
Ambasadori Bejli, gjatë kësaj vizite shprehu interesimin e tij të njihet nga afër me projektet e realizuara në kuadër të ministrisë, si dhe të shkëmbejnë mendime rreth sfidave dhe problematikave aktuale me të cilat përballet Republika e Maqedonisë.
Gjithashtu z.Bejli shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet, nën kompetencë të ministrisë së drejtësisë duke ofruar shkëmbimin e përvojave në këto institucione.
Ministri Xhaferi falenderoi ambasadorin Bejli për vizitën e tij në Ministrinë e drejtësisë duke theksuar se bashkepunimi me SHBA eshte me se i nevojshem ne cdo periudhe, ashtu siç ka qenë deri tani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat