Kërkohet përgjegjësi për viktimat nga vërshimet

Maqedonia

Kërkohet përgjegjësi për viktimat nga vërshimet

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 08:07
Seanca e këshillit të qytetit të Shkupit

Para seancës së këshillit të qytetit të Shkupit, gjatë së cilës parashtrohen pyetjet e këshilltarëve, LSDM-ja opozitare akuzoi kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski se ndonëse e ka ditur se unaza nuk është ndërtuar deri në fund në pjesën e kanaleve të kanalizimit, bashkë me Nikolla Gruevskin e kanë lëshuar në përdorim.

“Pse është lëshuar në përdorim unaza kur është ditur se nuk kanë përfunduar punimet me kanalet e kanalizimit. Pse lejuan që bashkë me Nikolla Gruevskin pas tetë viteve të humbin jetën 23 njerëz të pafajshëm. Koce Trajanovski është drejtpërdrejt përgjegjës edhe për viktimat edhe për dëmet”, deklaroi Damjan Mançevski – LSDM.

Trajanovski doli me kundërpërgjigje se tenderi për ndërtimin e unazës si dhe fillimi i ndërtimit ka qenë në kohën e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja e ka përfunduar ndërtimin dhe e ka lëshuar në përdorim.

“Disa thonë se nuk është dashur ta lëshoni në përdorim meqë janë paraqitur anomali... Përgjegjësia nuk është e VMRO-DPMNE-së, as si pushtet lokal, as si pushtet qendror për lëshimet e unazës, kuptohet nëse ka të tilla, që do të jetë temë e diskutimeve të personave përkatës profesional”, kundërpërgjigjet Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Derisa partitë politike akuzojnë njëra tjetrën për vërshimet, banorët vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t’i sanuar dëmet dhe për t’ju kthye jetës normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat