Në Kuvendin e Maqedonisë u dha çmimi ”Nënë Tereza”

Maqedonia

Në Kuvendin e Maqedonisë u dha çmimi ”Nënë Tereza”

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:16
Ndarja e çmimit ”Nënë Tereza” në Maqedoni

Fitues i sivjetëm i çmimit ”Nënë Tereza” është doktori Dimitar Kotevski, nën arsyetimin e punës së tij shumëvjeçare humane dhe arritjeve të tij në sferën e mjekësisë.

Ndarja e këtij çmimi u bë sot në kuvendin e Maqedonisë. Me këtë rast, kryetari i Këshillit për ndarjen e këtij çmimi, Marko Kotevski vlerësoi lartë figurën e doktor Kotevskit.

Doktor Kotevski, pjesën financiare të çmimit e ndau në tre pjesë dhe e dhuroi në Shoqatën e personave me pengesa në shikim të Manastirit, një pjesë për rajonet e përmbytura dhe një pjesë për revistën ”Makedonsko sestrinstvo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat