Çfarë shkruajnë mediat greke për vizitën e Koxiasit në Maqedoni?

Maqedonia

Çfarë shkruajnë mediat greke për vizitën e Koxiasit në Maqedoni?

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 15:04
Mediat Greke

Mediat greke edhe sot informojnë për vizitën e djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup, tani për tani pa komente, me theks në disa pjesë nga fjalimi i tij para diplomatëve të Maqedonisë.

Duke theksuar se ai është ministri i parë grek i cili ka mbajtur fjalim në Këshillin vjetor të ambasadorëve, disa nga mediat theksojnë se ky fakt ka rëndësi të posaçme për marrëdhëniet e ndërlikuara mes Athinës dhe Shkupit. Siç pritej, mediat e veçojnë pjesën e fjalimit të Koxiasit ku ai tha se “nëse dhe kur çështja e emrit do të zgjidhet dhe kur të gjitha llojet e iredentimizmit do të tejkalohen, të dy vendet do të ecin bashkërisht në rrugën drejtë BE­së dhe strukturave të sigurisë”. Në përgjithësi, në titujt e mediave greke është ndarë pozitivja dhe theksohet se Koxias ka thënë se Greqia e vlerëson Maqedoninë dhe se të dy vendet duhet të jetojnë në paqe, bashkëpunim dhe prosperitet.

Për takimin me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popski informohet se të dy diplomatët kanë biseduar për bashkëpunim dhe se kanë theksuar që masat për ndërtim të besimit i kanë stimuluar marrëdhëniet bilaterale. Në Greqi theksohet se në takimin Koxias­Poposki nuk është biseduar për çështjen e emrit dhe transmetohet pjesa nga deklarata e ministrit të Maqedonisë në të cilin flitet për emrin dhe bllokimin grek.

“Emri dhe bllokimi janë reale, ato janë probleme. Lidhur me këtë kemi qëndrime të ndryshme dhe kjo është konstatuar në të kaluarën dhe është fakt. Nga ana tjetër, ka realitet tjetër në të cilin mund të ndikohet, e ky është krijimi i klimës së besimit më të madh mes të dy vendeve dhe rritje e bashkëpunimit mes nesh. Këtë e bëjmë përmes masave për ndërtim të besimit dhe në këtë jemi të përkushtuar. Nëse ka një realitet dhe ai nuk mund të ndryshohet, e ky është dallimi që ekziston mes nesh lidhur me kontestin e emrit dhe ndjenjën se rruga jonë drejt BE­së dhe NATO­-s është e penguar për shkak të këtij bllokimi, mund t’i përkushtohemi asaj që edhe de fakto dëshirojmë ta arrijmë, e ky është stabilitet më i madh, presportitet më i madhe ekonomik për ne dhe vendet tona”, e transmetojnë mediat greke deklaratën e Poposkit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat