Zoran Zaev "çmend" Maqedoninë, nga sot është aktivist i UÇK-së

Maqedonia

Zoran Zaev "çmend" Maqedoninë, nga sot është aktivist i UÇK-së

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 10:03
Zoran Zaev në stadium në përkrahje të Shkëndijës

Se në Maqedoni ka ndasi etnike kjo dihet! Kjo shihet sot nëpër portalet maqedonase që vjellin vrer për kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë i cili mbrëmë ka qenë në stadiumin ”Arena Filipi i II” i Maqedonisë për të mbështetur Shkëndijën në lojën me Gentin e Belgjikës.

Titujt janë të tmerrshëm për të përshkruar vizitën e Zoran Zaev për të mbështetur Shkëndijën.

Portali Infomax ka shkruar ”Zaev nga mbrëmë nuk është maqedonas. Me vetëdëshirë ka heq dorë nga populli dhe historia e shtetit- nga sot është aktivist i UÇK-së”

Portali Start.mk ka shkruar ”Zaev me Ballistët ka ”bërë tifo” për Maqedoninë”

Portali i gazetës ditore Veçer ka shkruar ”Zaev bën tifo për Shkëndijën- për Vardarin nuk është askund”.

Image

Në të vërtetë Zaev dje ka qenë prezent në stadium dhe ka shkruar ”Bëjmë tifo për Shkëndijën dhe për një sukses të ri për Maqedoninë”

Përndryshe, Shkëndija mbrëmë pësoi humbje të thellë në lojën kthyese me Gentin e Belgjikës me rezultat 0-4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat