Ndihmë humanitare nga Rusia për rajonet e vërshimeve

Maqedonia

Ndihmë humanitare nga Rusia për rajonet e vërshimeve

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:20
Ilustrim

Ndihmë humanitare nga Federata ruse, dedikuar për rajonet e vërshuara, nesër do të arrijë në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup.

Ndihma përbëhet nga gjeneratorët mobilë me dizel dhe benzinë me fuqi prej 5 deri në 120 kW, pompa speciale dhe pajisje për pompim, batanije, peshk dhe mish të konservuar.

Siç kumtuan nga Ambasada e Rusisë në Maqedoni, ndihma humanitare e cila do të dorëzohet me aeroplan special “Il-76” të Ministrisë ruse të Mbrojtjes civile, gjendje të jashtëzakonshme dhe largim të pasojave nga fatkeqësitë natyrore.

Nga Ambasada informojnë se këto ditë, specialistët e Ministrisë ruse marrin pjesë në ndarjen e ndihmës humanitare nëpër botë, gjegjësisht largimin e pasojave nga vërshimet e mëdha në Rusinë Qendrore, zjarret pyjore në Portugali, operacionet e mëdha humanitare për dërgesën e ushqimit dhe ilaçeve për popullatën civile të pjesës juglindore të Ukrainës dhe Serbisë. Përveç kësaj, Rusia shprehu gatishmëri të dërgojë specialistë dhe ndihmë humanitare në Itali në lidhje me tërmetin shkatërrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat