Janë sjellë ndryshimet e ligjeve për avokatin e popullit dhe për standardin studentor

Maqedonia

Janë sjellë ndryshimet e ligjeve për avokatin e popullit dhe për standardin studentor

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 11:08
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje në vazhdimin e seancës së 114-të e votoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për standardin studentor, me të cilin jepet mundësi që studenti të jetë kujdestar i nxënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm dhe me këtë të marrë pikë shtesë nëse konkurron për të marrë bursë.

Deputetët e votuan edhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për avokatin e popullit. Zëvendësministra e drejtësisë Biljana Brishkovska-Boshkovski sqaroi se me ndryshimet dhe plotësimet kryhet përparimi i mëtutjeshëm i sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Maqedoni në harmonizim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ndryshimet, shtoi zëvendësministrja, do të mundësojnë mekanizma për forcimin e institucionit të Avokatit të Popullit, kufizim i ndërprerjes së funksionit sipas fuqisë së ligjit, harmonizim me dispozitat e protokollit fakultativ ndaj konventës kundër torturës etj.

Sipas Renata Deskoska-Treneska nga LSDM-ja ligji duhet të ofrojë mekanizma efikase për parandalimin e marrëdhënies injoruese të institucioneve kundrejt sugjerimve të Avokatit të Popullit dhe nëse deri te kjo vjen mekanizmi për ndëshkim të veprimit të tillë.

Dajanço Aftimov nga VMRO-DPMNE-ja sqaroi se një pjesë e ndryshimeve midis të cilave janë edhe ndryshimet në nenin 2 nga Ligji për Avokatin e Popullit i cili ka të bëjë me kompetencat e Avokatit të Popullit, janë në funksion të promovimit të të drejtave të njeriut, si dhe veprimit kundër organeve të njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe kryen punë të tjera të konfirmuara me një ligj tjetër.

Deputetja Roza Tupuzovska Karevska tha se me ndryshimet nuk ofrohet pavarësi e plotë financiare, buxhet personal dhe rritje e resurseve njerëzore të Avokatit të popullit.

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 114-të sot në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat