Diplomati Kotzias sot për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Diplomati Kotzias sot për vizitë në Maqedoni

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 08:40
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Në suaza të vizitës, Kotzias do të realizoj takim edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Emil Dimitriev.

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki dje në një deklaratë vlerësoi se vizita e homologut të tij grek, Nikos Kotzias në Shkup është tregues i një komunikimi politik në rritje dhe një pjesë e masave për ndërtimin e besimit në mes të dy vendeve.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Nikos Kotzias në Maqedoni, pas vizitës së tij vitin që qershor të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat