LR-PDSH me vërejtje administrative për komunën e Tetovës

Maqedonia

LR-PDSH me vërejtje administrative për komunën e Tetovës

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:02
Lëvizja për reforma PDSH

Lëvizja për reforma PDSH – Dega e Tetovës lëshon këtë vërejtje administrative deri tek institucionet përgjegjëse në territorin administrativ të Komunës së Tetovës lidhur me përgjegjësinë për sigurimin e ujit të pijshëm dhe të pastër për qytetarët e Komunës së Tetovës.

Ju informojmë se mos inicijimi i veprimit mbrojtës dhe mos plotësimi i detyrimeve të juaja brenda afatit të skajshëm ligjor prej 15 ditëve, do të krijojë pasojë juridike dhe do të kërkojmë nga organet gjyqësore shqyrtimin e padisë për krijimin e pasigurisë sipas nenit 77, nenit 183, nenit 185, n.l.me 118(1), n.119(4) të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative.

Kërkojmë veprim urgjent nga ana e institucioneve të lartëpërmendura (Komuna e Tetovës dhe NPK Tetova) brenda afatit ligjor, duke i përkujtuar që refuzojmë të ju pranojmë arsyetimet se “dëmin nuk e keni bërë ju dhe e ka bërë dikush tjetër”; dhe se “shumë shpejt do të zgjidhet problemi”. Çdo dëm i kësaj natyre, që ndodh brenda territorit administrativ të Komunës së Tetovës, sipas Ligjit, përgjegjësia i takon pikërisht institucioneve të juaja.

Ju përkujtojmë që dëmtimi i gypit kryesor furnizues me ujë të pijshëm për Tetovën ka ndodhur më date 22 Korrik 2016, ndërsa edhe pas 34 ditëve të kaluara ju nuk keni arritur të ndërmerrni asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat