VMRO ka refuzuar kandidaturat e Ajdinit dhe Saraçinit për ad-hoc trupin për medie?

Maqedonia

VMRO ka refuzuar kandidaturat e Ajdinit dhe Saraçinit për ad-hoc trupin për medie?

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:35
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, i ka hedhur poshtë kandidaturat e ekspertëve Ilir Ajdini dhe Petrit Saraçini për anëtarë të ad-hoc trupit për mbikëqyrje të medies në periudhën e ardhshme zgjedhore duke iu referuar burimeve jozyrtare.

Bëhet fjalë për dy nga kandidatët për anëtar të pestë të këtij trupi, ku tashmë janë zgjedhur katër anëtarë – dy të propozuar nga LSDM-ja opozitare dhe dy nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit në Pushtet. Këtë anëtar të pestë, që sipas marrëveshjes politike duhet të jetë shqiptar, duhet ta zgjedhin me konsensus katër anëtarët tashmë të zgjedhur.

Në të njëjtën kohë televizioni Alsat raporton se po zhvillohen negociata të rënda dhe se në konkurrencë kanë mbetur Sefer Tahiri si favorit i njërës, dhe Daut Dauti për të cilin insiston pala tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat