Zaev optimist për zgjedhjet e dhjetorit - LSDM del fituese absolute

Maqedonia

Zaev optimist për zgjedhjet e dhjetorit - LSDM del fituese absolute

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:41
Zoran Zaev në takim me Ambasadorin e Sllovakisë në Shkup, Martin Bezak

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me Ambasadorin e Sllovakisë në Shkup, Martin Bezak, me të cilin diskutoi për situatën aktuale politike në vend si dhe për realizimin e obligimeve që do të mundësonin zgjedhje të rregullta dhe të lira në Maqedoni.

”Pres që secili të ketë seriozitet, më 31 gusht të mbahet takimi i liderëve ku do të konstatojmë se në dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu theksoi se LSDM do të fokusohet që qytetarëve t'u mundësojë që lirshëm të votojnë dhe ata të vendosin se kujt do t'ia japin përgjegjësinë ta drejtojë shtetin. Zaev theksoi se duke e parë disponimin e qytetarëve në terren si dhe nga anketat e bëra nga kompani të ndryshme, LSDM-ja do të dalë fituese apsolute në zgjedhjet e adhëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat