300 milion euro për modernizimin e Ushtrisë së Maqedonisë

Maqedonia

300 milion euro për modernizimin e Ushtrisë së Maqedonisë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 10:08
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 300 milion euro për Ushtrinë e Maqedonisë për të modernizuar mjetet e udhëtimit dhe për pajisje me municion të ri që i afrohet armatimit të ushtrive të vendeve që janë në NATO.

Ky investim do të realizohet për disa vite dhe vlerësohet si një investim i madh i pa bërë deri tani nga Qeveria e Maqedonisë.

Do të investohet në ripërtritjen e helikopterëve, transporterëve, veturave dhe armëve të dorës. Gjithashtu do të investohet edhe për armët kundër bombardimit në ajër dhe armët e rënda siç janë minahedhësit.

Për këtë hap qeveria do të ndajë më shumë se 300 milion euro të cilat ndahen pas kërkesës së Komandantit Suprem të ushtrisë, njëherit edhe Kryetar i Maqedonisë Gjorgje Ivanov i cili tha se duhet të investohet në ushtri pasi shteti mbrohet më mirë nga rreziqet e jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat