Ligji për fushatat informuese dhe reklamuese sot para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Ligji për fushatat informuese dhe reklamuese sot para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 08:28
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 114 ku do të diskutohet për propozim ligjin për fushatat informuese dhe reklamuese të institucioneve publike.

Në rend dite janë propozim ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji që do të duhet të harmonizohet sipas ligjeve të diskutuara edhe në Marrëveshjen e Përzhino 2 të cilat lidhen ngushtë edhe me kontrollimin e mediave nga pushteti nëpërmjet reklamave qeveritare.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe për propozim ndryshimet për ligjet: Ligji për standardet e studentëve, Ligji për borxhin publik, Ligji për planifikimin urbanistik, Ligji për kufizimin e kryerjes së detyrës publike dhe qasjes deri tek dokumentet me karakter të hapur për publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat