LSDM e bindur se zgjedhjet do të mbahen më 11 tetor

Maqedonia

LSDM e bindur se zgjedhjet do të mbahen më 11 tetor

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:05
Liderët shqiptarë

Një javë para takimit të liderëve në Maqedoni, në të cilin do të vendoset nëse do të ketë apo jo zgjedhje këtë vit, opozita maqedonase është optimiste se votimet do të mbahen më 11 dhjetor.

Përfaqësuesit e LSDM presin që në takimin e 31 gushtit krerët partiak të vlerësojnë se reformat për zgjedhje korrekte janë përmbushur.

“Presim që gjithë reformat për të cilën jemi marrë vesh të përmbushet dhe më 31 gusht të japin pëlqimin se të gjitha kushtet janë plotësuar si ato që kanë të bëjnë me listën zgjedhore ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me mediat që më pas të formohet qeveria teknike dhe zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor”, ka deklaruar për Alsat M, Goran Sugarevski nga LSDM.

Ndryshe nga LSDM e cila shprehet optimiste, tre partitë tjera OBRM-PDUKM, BDI dhe PDSH nuk janë prononcuar nëse janë të kënaqur nga përmbushja e reformave. Shumica e obligimeve për të cilat kishin rënë dakord katër partitë gjatë muajit të kaluar tashmë janë plotësuar.

Nesër pritet të kompletohet përbërja e komisionit rregullator për mbikëqyrjen e mediave gjatë fushatës zgjedhore përmes përzgjedhjes së anëtarit të pestë të këtij trupi i cili duhet të jetë shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat