BE­-ja, BQE-­ja dhe KB-­ja së bashku në sanimin e pasojave nga vërshimet

Maqedonia

BE­-ja, BQE-­ja dhe KB-­ja së bashku në sanimin e pasojave nga vërshimet

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:40
Vershimet ne Shkup

Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane së bashku me agjencitë e KB­së në vend u përgjigjën në kërkesën e Qeverisë për ndihmë në përballjen me dëmin e shkaktuar nga vërshimet katastrofike.

Siç theksohet në kumtesën e përbashkët të delegacioneve, përveç përpjekjeve vijuese për ndihmë pas kësaj fatkeqësie, ekipi i përbashkët i personave ekspertë për sanim nga katastrofat nga BE­ja, KB-­ja dhe Banka Botërore është sistemuar në terren për të punuar me kolegët nga vendi në identifikimin e arsyeve për vërshimet dhe në vlerësimin e pasojave nga to në bazë të popullatës dhe ekonomisë. Vlerësimi pritet të përfundojë deri në fund të shtatorit të vitit 2016.

Analiza e ekipit do të bazohet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo përfshin ripërtëritje dhe përmirësim të infrastrukturës së dëmtuar për shkak të përforcimit të rezistencës së tij dhe rritjes së rolit të tij në parandalimin e katastrofave të tilla të ngjashme në të ardhmen. Strategjia për ripërtëritje do t’i identifikojë prioritetet urgjente dhe do të japë vlerësim të detajuar të shpenzimeve, duke siguruar kornizë për mbështetje donatore.

Udhëheqësi për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-­së në Shkup Martin Klauke deklaroi se vërshimet nga reshjet e rrëmbyeshme në gusht janë katastrofa e tretë nga lloji i tillë që e ka goditur vendin në 18 muajt e fundit dhe për këto arsye, siç thotë, me rëndësi është të shikohet më larg nga ndihma që jepet në gjendjet e jashtëzakonshme dhe sanimin e dëmeve, të shikohet rrënja e arsyeve për katastrofat. Koordinuesja e përhershme e KB­së në vend Luiza Uinton sqaroi se së bashku fokusohen në parandalimin e katastrofave.

“Kjo do të thotë që të përqendrohemi në mungesat në infrastrukturën për mbrojtje, siç janë kanalizimet dhe sistemet e ujit. Të ndryshohet sjellja e popullatës, të pengohet deponimi i mbeturinave në kanale dhe të ndërtohen objekte në pjesë ku ekziston rrezik i lartë nga vërshimet, si dhe furnizim i sistemeve për rregullim të hershëm të cilët mund të alarmojnë shpejt për rrezik nga vërshimet nga shiu i rrëmbyeshëm”, tha Uinton.

Drejtori i Bankës Botërore Marko Mantovanel shprehu keqardhje për shkak të humbjes tragjike të jetës së personave, si dhe shqetësim për shkak të gjendjeve ekstreme të motit më të shpeshta, si në rajon ashtu edhe në vend.

“BE-­ja dhe agjencitë e KB-­së janë aktivë në sigurimin e ndihmës. Agjencitë e KB-­së kanë siguruar ndihmë financiare për Kryqin e Kuq dhe i kanë distribuuar rezervat e nevojshme siç janë komplete për higjienë personale, mjete higjienike, dyshekë dhe batanije nga rezervat personale”, theksohet në kumtesën e përbashkët.

BE-­ja menjëherë e ka aktivizuar mekanizmin për mbrojtje civile në kërkesë të autoriteteve kombëtare, ndërsa vendet­anëtare të BE­së shtohet në kumtesë, shpejt kanë siguruar ndihmë financiare dhe materiale ndihmë përmes këtij sistemi. Komisioni Evropian ka donuar 150.000 euro si ndihmë të drejtpërdrejtë, ndërsa kontributet nga vendet anëtare të BE­së mbi 2 milionë euro.

Në vitin 2015, BE-­ja miratoi pako prej 10 milionë eurosh për vendin për përballje me pasojat nga vërshimet dhe përmes Drejtorisë së BE­së për mbrojte civile dhe ndihmë humanitare ka siguruar 3 milionë euro për program rajonal për gatishmëri më të madhe në rast të katastrofave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat