Zyrtare: PSP-ja po heton “krimet” zgjedhore të BDI-së dhe Gordana Jankullovskës

Maqedonia

Zyrtare: PSP-ja po heton “krimet” zgjedhore të BDI-së dhe Gordana Jankullovskës

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:45
PSP

Se manipulimet zgjedhore të partive në pushtet kanë qenë në fokus të interesit të PSP-së, ka konfirmuar zyrtarisht edhe kreu i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski, pas bisedës me hetuesit e Prokurorisë Speciale Publike, tha se kishte dhënë deklaratë për parregullsitë në zgjedhje të cilat kanë ndodhur në komunën e Shuto Orizares.

“Erdha që të deklarohem si qytetar dhe politikan. Vlerësoj se do të vazhdojnë të dëshmohen ato zgjedhje kriminale të cilat kanë ndodhur në atë komunë. Do të dëshmohet krimi në njësinë zgjedhore numër dy, ku bartës I listës ishte ish Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në vitin 2011 dhe 2014. Jemi në rrugën që të dëshmojmë shumë krime dhe ajo do të dëshmohet së shpejti. Në interes të hetimit nuk mund të them gjithçka.”, ka deklaruar Ibraimovski.

Paraprakisht u njoftua se kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për ndonjë vepër në të cilën dyshohet ai ose PDSH-ja, por për dyshimet që ekzistojnë për manipulime që ka bë BDI-ja. Këtë informacion e ka bë të ditur ekskluzivisht për Gazetën Lajm, një burim i lartë partiak i PDSH-së.

“Pjesa më e madhe ka qenë për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2011 në Zajaz, Osllomej, Kërçovë, Shkup, Likovë dhe në komuna tjera. Kryetari Thaçi i ka prezantuar para PSP-së të gjitha informacionet dhe dëshmitë për manipulimet që janë bërë në ato zgjedhje”, thotë për “Lajm” ky burim i lartë partiak.

Ndryshe vetë Thaçi ka dhënë vetëm një deklaratë të shkurtër pas daljes nga PSP, ku ishte dje në cilësinë e dëshmitarit.

“Kur drejtësia flet politika duhet të heshtur”, deklaroi shkurt Thaçi.

Ai ka qëndruar rreth një orë në PSP, shumë më shkurtë se sa qëndroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para dy muajve, i cili në PSP kaloi rreth 3 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat