Jolevski: Të gjithë vendet e rajonit na kanë ofruar ndihmë

Maqedonia

Jolevski: Të gjithë vendet e rajonit na kanë ofruar ndihmë

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 09:08
Zoran Jolevski

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë në emisionin ”Studio e Hapur” në Tv Nova ka thënë se i gjithë rajoni i ka ofruar ndihmë Maqedonisë në lidhje me vërshimet në Maqedoni të 6 gushtit ku humbën jetën 22 persona, një fëmijë mbetet e zhdukur dhe ka pasur shumë dëme materiale.

”Niveli i humanizmit në të gjithë rajonin është shumë i lartë. Të gjithë shtetet fqinjë janë paraqitur për të ndihmuar. Për këtë arsye, në tetorë do të hapet qendra rajonale e ndihmave mjekësore ”Balkan Medical Task Force”. Qëllimi i kësaj qendre është që gjatë katastrofave natyrore të kordinohen ndihmat dhe të ndihmohet menjëherë pasi ata të ndodhin.” tha ministri Zoran Jolevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat