Dramë në Maqedoni: Sulmohet me bombë pishina

Maqedonia

Dramë në Maqedoni: Sulmohet me bombë pishina

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 14:05
Ilustrim

Një dramë e vërtetë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Veles. Në policinë e këtij qyteti, A.M. 43 vjeçar, ndryshe pronar i një pishine është paraqitur në polici dhe ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 1 e 20 minuta, person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes që ka shkaktuar detonim të fuqishëm, shkruan gazeta Lajm. Policia ka kryer kontroll dhe janë marrë pjesë të mjetit shpërthyes do të dërgohen për ekspertizë në MPB.

Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se derisa pronari ka qenë me shoqëri te pishina, aty ka arritur personi I.V. nga Velesi, i cili i ka adresuar kërcënime serioze se posedon dy bomba dhe se do t’i hedhë në pishinë.

Pasi I.V. është paralajmëruar nga pronari i pishinës që të ndërpresë kërcënimet dhe të largohet prej aty, ai është tërhequr në drejtim të banakut dhe ka vazhduar me kërcënimet. Policia po ndërmerr masa për pastrim të plotë të rastit edhe pse nuk ka bërë të qartë nëse autor i sulmit është personi I.V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat