Forca të shumta të policisë serbe afër kufirit me Maqedoninë në Preshevë

Maqedonia

Forca të shumta të policisë serbe afër kufirit me Maqedoninë në Preshevë

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 12:40
Policia

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për banorët e kësaj komune, që gjendet në kufirin me Maqedoninë.

Mehmeti ka kërkuar largimin e forcave të tepërta dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët.

“Shtimi i forcave ushtarake dhe Xhandarmërisë duhet të pakësohet. Nuk po them të largohen tërësisht, por nuk është e nevojshme të jetë një numër kaq i madh”, ka thënë Mehmeti për televizionin publik.

Që nga përfundimi i luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është mbingarkuar me prezencë të policisë, Ushtrisë, dhe Xhandarmërisë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat