KSHZ ende i kontrollon votuesit e paraqitur se nuk janë ”fiktiv”

Maqedonia

KSHZ ende i kontrollon votuesit e paraqitur se nuk janë ”fiktiv”

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:46
Ilustrim

Sipas informacioneve jo zyrtare nga KSHZ nuk do të japin ndonjë informacion me notë për vlerësimin e procesit të votuesve të paraqitur se nuk janë ”fiktiv”.

Këto ditë nga KSHZ do të japin informacione me shumë rreth 9000 qytetarëve të paraqitur se nuk janë ”fiktiv”. Raporti do të përmbajë informacione se sa ankesa janë pranuar, sa qytetarë sot vlerësohen si ankesa të me vend dhe sa hidhen poshtë.

Afati për paraqitjen e votuesve fiktiv ishte deri më 19 gusht dhe zgjati 25 ditë. Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur saktësisht 8922 qytetarë që ishin në listën e votuesve të dyshimtë.

Qytetarët e mbetur në listën e të dyshimtëve kanë edhe 15 ditë afat para zgjedhjeve të jashtëzakonshme për tu paraqitur në këtë institucion për të vërtetuar këtë të drejtë. Nga ky numër mbeten edhe 30.580 qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat