Sot Thaçi para PSP-së

Maqedonia

Sot Thaçi para PSP-së

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 08:52
Menduh Thaçi

Rritet rendi për marrjen në pyetje te PSP-ja. Prokuroria intensivisht është duke punuar për hetimet, ashtu siç njoftoi edhe Katica Janeva.

Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të jetë në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike.

Së bashku me Thaçin para PSP-së do të flasin edhe Silvana Boneva nga OBRM-PDUKM dhe Samka Ibrahimovski nga partia rome, PEPR. Ibraimovski është i thirrur si dëshmitarë, konfirmojnë nga partia.

Ende nuk bëhet e ditur se për cilën lëndë janë të thirrur funksionerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat