Do të ekzaminohet toka pas përmbytjeve

Maqedonia

Do të ekzaminohet toka pas përmbytjeve

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 12:56
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave  do ta ekzaminojë tokën  në rajonet e përmbytura. Mostrat do të dërgohen  për analizë në laboratorët dhe për 10 ditë do të dihet nëse bujqit do të munden sërish t’i mbjellin dhe përpunojnë tokat, paralajmëroi sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Vanço Kostadinovski.

Ai sot ishte për vizitë në Straçincë së bashku me dekanin e Fakultetit të Shkencave Bujqësore, Dragi Dimitrievski, me profesorë nga fakulteti dhe profesionistë që të marrin mostra dhe që të mund të realizohet masa e Qeverisë për ekzaminim të tokës e cila ishte goditur nga përmbytjet në këtë rajon, veçanërisht, ashtu siç tha, në këto 12 vende të populluara në rajonin e komunës Gazi Babë.

Kostadinovski shtoi se pas përfundimit të analizës së mostrave të mara sipas  metodologjisë për analizë mikrobiologjike dhe agrokimike të tokës do të përgatitet raport dhe vlerësim për gjendjen momentale të tokës.

Potencon se përderisa toka është e ndotur do të propozohen edhe masa të ndërmarra që ajo të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme para përmbytjeve.

“Ne si Ministri e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të sigurojmë mjete të cilat nevojiten për realizimin e tërësishëm të asaj që do të citohet në raport nga analiza e tokës”, theksoi zëvendësministri Kostadinovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat