Këta janë dy komandantët që nisën luftën në vitin 2001 dhe sot po vuajnë

Maqedonia

Këta janë dy komandantët që nisën luftën në vitin 2001 dhe sot po vuajnë

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 00:49
Pamje nga fshatrat e Karadakut të Shkupit

Pamje nga fshatrat e Karadakut të Shkupit, gjegjësisht fshati Malinë, ku ishin stacionuar njësitet e para të UÇK-së dhe figurat emblematike të saj.

Në një video të Asociated Press shfaqen pamjet e lëvizjes dhe luftimeve të ushtarëve, por edhe deklaratat e komandantëve mes tyre edhe Xhezair Shaqiri – Hoxha, si dhe Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli, transmeton INA. Këta janë dy komandantët që nisën luftën e vitit 2001 duke udhëhequr UÇK-në.

 

“Ata ishin shtylla kryesore e betejave vendimtare në zonën më të nxehtë të konfliktit të vitit 2001. Por sot njëri prej tyre është arratisur në mal, siç është Xhezair Shaqiri, ndërsa tjetri Sami Ukshini në burg, duke qenë të pakënaqur me të arriturat dhe nëpërkëmbjen e luftës”, kanë shkruar në facebook, bashkëluftëtarët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat