Me rastin e Ditës së Armatës, kryetarja Arifi e vizitoi kazermën e Tetovës

Maqedonia

Me rastin e Ditës së Armatës, kryetarja Arifi e vizitoi kazermën e Tetovës

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 18:22
Teuta Arifi

Kryetarja e Tetovës, Arifi sot me rastin e Ditës së Armatës e ka vizituar kazermën e ARM duke deklaruar se gjithmonë kanë  pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes tyre në kohë të vështira.

“Gjithnjë është kënaqësi e veçantë të vizitosh personelin e shtatmadhorisë së Republikës së Maqedonisë në Tetovë dhe Komandantin e kazermës. Një kooperim i jashtëzakonshëm gjithmonë në kohë të vështira, edhe vjet në kohën e vërshimeve edhe sivjet u ballafaquam bashkërisht në viset që u goditën nga katastrofat natyrore. Do të vazhdojmë edhe më tutje me angazhimin dhe bashkëpunimin serioz me strukturat e Armatës së RM, me qëllim që të jemi sa më pranë qytetarëve në çdo kohë”, ka deklaruar me këtë rast Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat