Thaçi: Lavdi për Beau Biden, Mirupafshim, Joe Biden

Aktuale

Thaçi: Lavdi për Beau Biden, Mirupafshim, Joe Biden

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 18:47
Vizita e Joe Biden në Kosovë

Presidenti i Kosovës, në Facebook, Hashim Thaçi ka shkruar sërish për vizitën e Bidenit në Kosovë dhe për familjen e tij.

Thaçi ka shkruar se Kosova nuk është vetëm trashëgimi dhe përkushtim i familjes Biden, por edhe shtëpi ku gjithmonë do të jenë të mirëseardhur, të vlerësuar dhe të respektuar

“Këtë herë edhe Kosova nderoi zëvendëspresidentin Biden, duke u lidhur më shumë me familjen Biden nëpërmjet kujtimit për Beau Biden. Kosova nuk është vetëm trashëgimi dhe përkushtim i familjes Biden, por edhe shtëpi ku gjithmonë do të jenë të mirëseardhur, të vlerësuar dhe të respektuar. Lavdi për Beau Biden. Mirupafshim, Joe Biden. Do të takohemi përsëri!”, ka shkruar Thaçi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat