Qenit nuk ja bën dot me hile

Ndryshe

Qenit nuk ja bën dot me hile

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:50
Pamje nga video

Nuhajta është një ndër pikat më të forta të qenve, që po t’i shtosh dashurinë dhe besnikërinë për të zotin apo një person tjetër të familjes që u ka munguar, ajo që prodhohet është një situatë e jashtëzakonshme.

Një ushtarak amerikan mungoi për disa muaj në shtëpi dhe mungesën veç pjestarëve me dy këmbë të familjes, e ndjeu fort edhe Romeo.

Ushtaraku u kthye në shtëpi pas 6 muajsh dhe për t’i bërë një surprizë qenit u fsheh në dhomën e gjumit, ndërsa ai priste në oborr. Sapo i hapin derën, qeni ndjeu praninë e mikut të tij dhe nis e nuhat në gjithë shtëpinë deri kur e gjen atë në dhomën e gjumit.

Gjithçka është filmuar dhe më pas është postuar në internet ku ka tërhequr me mijëra klikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat