Arrin në 20 numri i të larguarve shqiptarë nga Enti shtetëror për statistika

Maqedonia

Arrin në 20 numri i të larguarve shqiptarë nga Enti shtetëror për statistika

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 17:00
Ilustrim

Vazhdon largimi i shqiptarëve nga Enti shtetëror për statistikave duke arritur në 20 të larguar është shprehur për TV Shenja, Bekim Berisha, i punësuar në Entin shtetëror për Statistika.

Ai ka thënë se shqiptarët po e lënë punën në këtë institucion për shkak se edhe përkundër angazhimit dhe profesionalizmit të tyre, ngelen gjithmonë në nivelin më të ulët të administratës, vetëm sepse janë shqiptarë.

“Janë njëzet që janë larguar që nga fillimi i punësimeve domethënë që prej vitit 2004. Në grupin e të punësuarve në vitin 2004 janë larguar 4, në vitin 2006 janë larguar 2 dhe në vitin 2009 janë larguar 3. Ndërsa ata që ishin të punësuar në vitin 2011, gjatë regjistrimit të popullatës kur u bë një punësim më masiv, kur u punësuan diku rreth 30 shqiptarë, tashmë prej 2011 deri më tani, 11 prej tyre kanë lënë punën”, ka deklaruar Bekim Berisha i punësuar në EShS.

Ai ka bërë apel deri te partitë opozitare parlamentare dhe jashtëparlamentare që ti ndërmarrin masat e duhura, pasi siç tha ai, tani nuk ka asnjë shpresë tek partia në pushtet BDI.

Ai po ashtu ka informuar se në statistikë për momentin kanë mbetur, rreth 45 të punësuar. Duke shtuar se nuk mund ta thotë përqindjen e saktë, për arsye se siç thotë ai, është degraduar nga vendi i punës ku ka pasur qasje tek lista e të punësuarve, edhe atë për shkak të një prononcimi në media ku edhe ka paraqitur parregullsitë që ndodhin në këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat