Fillon riparimi i rrugëve në Hasanbeg

Maqedonia

Fillon riparimi i rrugëve në Hasanbeg

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 16:19
Riparimi i rrugëve në Hasanbeg

Në lagjen Hasanbeg të Shkupit, që u shkatërrua nga përmbytjet, nga e marta do të fillojë të të riparohet infrastruktura e dëmtuar, gypat në kanale të hapura dhe do të formohen kalime mbi kanalet që të mundësohet zhvillimi normal i komunikacionit.

Në këtë lagje në terren ka dalë edhe kryetari i komunës së Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti me ekipet e Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike.

“Filluam me rehabilitimin e gypave në kanale të hapura në Hasanbeg dhe me rehabilitimin e kalimeve të veçanta mbi kanalet për të mundësuar një rrjedhë normale të komunikacionit. Dua të falënderoj të gjithë kompanitë që dhuruan tuba dhe makineri ndërtimi dhe ndihmuan në ballafaqimin me pasojat e përmbytjes”, ka thënë Trajanovski.

Trajanovski shtoi se në terren janë edhe vlerësuesit e dëmeve nga përmbytjet të cilët i vizitojnë shtëpitë e prekura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat