Mbahet “Dita e shtegtarëve” në Lezhë

Kultura

Mbahet “Dita e shtegtarëve” në Lezhë

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 10:21
Lezha

Bashkia e Lezhës organizoi mbrëmjen e së hënës një sërë veprimtarish kulturore, artistike dhe promovuese në Sheshin “Gjergj Kastrioti”, në kuadër të “Ditës së Shtegtarëve”.

Në një atmosferë festive, Bashkia organizoi një koncert me artistët lezhjanë, ndërsa në sheshin e qytetit u hap një panair artizanal agro-ushqimor dhe promovues.

Po ashtu në kuadër të veprimtarive të organizuara me rastin e “Ditës së shtegtarëve”, Bashkia hapi dyert për emigrantët dhe qytetarët, të cilët po ashtu vizituan edhe Memorialin e Skenderbeut.

Ekspozita pikture, lexime autoriale, si dhe shfaqja e tre dokumentarëve “50-vjetori Ansamblit Çiftelia”, “Krenaria shqiptare në Vatikan” si dhe “Lezha turistike”, plotësuan kornizën e aktiviteteve kulturore në qytetin e Lezhës.

Në fjalën përshëndetëse gjatë maratonës së Këngës Popullore, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj u shpreh se “duke mbajtur premtimin për një Lezhë më të mirë, më urbane e më të jetueshme, megjithë vështirësive objektive të fillimit, këtë vit kanë ndryshuar shumë gjëra”.

“Premtojmë para jush se vitin që vjen do ta gjeni Lezhën tonë akoma më të mirë dhe më funksionale në shërbim të gjithë lezhjanëve dhe pushuesve. Do e bëjmë Lezhën më të jetueshme, më të mirë në turizem, në shërbime, në bujqësi e në çdo aspekt të jetës”, tha a

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat