Saliu: Nuk ndjej përgjegjësi për përmbytjet

Maqedonia

Saliu: Nuk ndjej përgjegjësi për përmbytjet

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 18:23
Përmbytjet

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, duke shmangur përgjegjësin nga vetja dhe institucioni që ai drejton për vërshimet e 6 gushtit shpjegoi se në përputhje me ligjin, të parët në teren është dashur të jenë kompanitë të cilat menaxhojnë me ujin, të dytët nga vetëqeverisja lokale dhe të tretët edhe atë me kërkesë të kryetarit të komunës aktivizohet nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Kreu i këtij institucioni përveç se nuk ndjehet fajtor për vërshimet, ai madje hedh poshtë zërat e deputetëve për dorëheqjen e tij duke i quajtur ato analfabetë të cilët nuk e dinë se si funksionon sistemi.

"Unë si drejtor absolutisht nuk ndjej asnjë përgjegjësi për atë se a kam vepruar në përputhje me procedurat, personalisht isha në vendngjarje, dhe të gjithë i kam informuar", tha Shaban Saliu - Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat