Fazliu për përmbytjet: Fajtor s’mund të jetë natyra, fajtori është krimi dhe korrupsioni

Maqedonia

Fazliu për përmbytjet: Fajtor s’mund të jetë natyra, fajtori është krimi dhe korrupsioni

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 22:54
Bekim Fazliu

Bekim Fazliu deputet PDSH-së ka theksuar se humanizmi në Maqedoni është jashtë mode, e varrosur, sikur demokracia dhe institucionet e këtij shteti.

“Grupi parlamentar i PDSH kërkoi, para dy javëve, mjete për prevenim nga këto fatkeqësi për rajonin e Hasanbegut, Tetovës e Likovës… këto kërkesa i bëjmë me vite. Pse nuk pranuat amandamentet e PDSH-së për infrastrukturë. A mund të tregoni para qytetarëve se pse nuk pranuat kërkesat e PDSH. Fajtor nuk mund të jetë natyra, fajtori është krimi dhe korrupsioni”, theksoi Fazliu. Ai ka kujtuar pushtetarët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së se demokracia është edhe përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat