Rritet intensiteti i trafikut nëpër autostradat e Maqedonisë

Maqedonia

Rritet intensiteti i trafikut nëpër autostradat e Maqedonisë

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 11:15
Ilustrim

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se trafiku nëpër rrugët e Maqedonisë vazhdon të jetë i ngarkuar dhe me ardhjen e fundjavës shtohen rreziket për aksidente dhe për këtë nga LAMM njoftojnë për kujdes dhe respektim të rregullave dhe shenjave në rrugë.

Rrugët në disa akse janë të lagura kurse nuk ka pritje të gjata në kufi.

Qarkorja rreth Shkupit është e kalueshme por me disa pjesë të dëmtuara ku janë të shënuara me shenja.

Nga LAMM thonë se vozitësit duhet të vozisin me kujdes që mos të ndikojnë në prishjen e rendit dhe të dëmtojnë tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat