Bozhinovski, Prokuroria Speciale Publike kërkon lëndën e tij

Maqedonia

Bozhinovski, Prokuroria Speciale Publike kërkon lëndën e tij

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 15:33
Zoran Bozhinovski

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dorëzuar kërkesë deri te Porkuroria Themelore Publike (PTHP) për marrjen nën kompetencë të saj të lëndës kundër gazetarit dhe pronarit të portalit ”Burevesnik”, Zoran Bozhinovski.

Lënda ndaj Bozhinovskit është pjesë e rastit ”Spiuni”. Që nga viti 2013, Bozhinovski është një nga të dyshuarit e këtij rasti. Në prill të këtij viti, ai u ekstradua nga Serbia, pasi që u arrestua me urdhërarresti ndërkombëtar të Maqedonisë.

Ai akuzohet për bashkim kriminal, spiunazhë dhe nënçmim. Për momentin, Bozhinovski është në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat