Greqia ngushëllon Maqedoninë

Maqedonia

Greqia ngushëllon Maqedoninë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme-Greqi (MPJ) në Twitter ka shprehur keqardhje lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të dendura të shiut.

‘Shprehim ngushëllimet për lajmet e tmerrshme të Maqedonisë. Ngushëllimet tona deri te familjet e viktimave nga moti i ligë’, shkruan MPJ e Greqisë në Twitter.

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të Maqedonis, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë ende raportohen si të zhdukur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat