Reshjet e shiut nuk kanë të ndalur, ja statistikat e shiut nëpër qytete të Maqedonisë

Maqedonia

Reshjet e shiut nuk kanë të ndalur, ja statistikat e shiut nëpër qytete të Maqedonisë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 11:49
Ilustrim

Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) bën të ditur se edhe gjatë natës së mbrëmshme ka patur të reshura të dendura të shiut në rajonin e Tetovës dhe të Shkupit.

Sipas të dhënave të EHM-s, më së shumti shi ka rënë në Krushevë, 51 litër për metër katror, kurse më pak ka rënë në Berovë, 1 litër për metër katror.

Deri në ora 8 e mëngjesit, në lagjen Petrovec të Shkupit janë regjistruar 41 litër për metër katror, pastaj Demir kapi 40, Shkup 33, Topollçan 32, Tetovë 30, Mavrovë 29, Manastir 28, Gjurishtë 27, Ohër 19, Petrovë 18, Pozharan 16, Llazaropole 14, Kumanovë 13, Vinicë 11, në Prilep, Dibër, Gjevgjeli, Shtip dhe Pozhar 9, kurse në Kriva Pallankë ka rënë 2 litër shi për metër katror.

Të reshurat e shiut do të vazhdojnë edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat