Vërshimet, Brukseli reagon para qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Vërshimet, Brukseli reagon para qeverisë së Maqedonisë

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 13:58
ilustrim

Brukseli zyrtar ka reaguar para Qeverisë së Maqedonisë për vërshimet që goditen mbrëmë Shkupin dhe Tetovën.

Përderisa ende nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Shkupit, komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka ngushëlluar familjet e të përmbyturve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale Hahn shkruan: “Ngushëllimet e mia për familjet e të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ju ndihmojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat