Shkup, 93 litra shi në m2, gjatë 24 orëve të kaluara

Maqedonia

Shkup, 93 litra shi në m2, gjatë 24 orëve të kaluara

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 12:36
Permbytjet

Më së shumti shi në 24 orë e kaluara ka pasur në Shkup, ku janë matur 93 litra në një metër katror, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, për matjet e shiut deri në orën 8 të mëngjesit.

Në Mavarovë kanë rënë 39, në Pozharan 28, Krushevë 20, Ohër 18. Në Gjurishte në 24 orët e kaluara janë matur 11 litra në një metër katror, 10 në Lazaropole, 5 në Shkup - Petrovec, dy litra në Topollçan dhe Berovë dhe një litër në një metër katror në Kumanovë, Shtip dhe Pretor.

DPHM kumtoi se edhe sot rajoni i Maqedonisë do të mbetet nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile të ajrit prej Mesdheut, i cili pasdite në orët e mbrëmjes përsëri do të shkaktojë mot të ndryshueshëm dhe stabil me reshje të shiut që në nivel lokal do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima.

Fillimisht do të kaplohen pjesët perëndimore, ndërsa pastaj, nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes, do të zgjerohen edhe në pjesët qendrore dhe verilindore. Proceset pritet të jenë më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, veçanërisht në pjesët perëndimore.

Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar dhe e matur. Reshje të përkohshme do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 25 deri 32 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa pasdite mot jostabil me të reshura nga shiu, të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshëm dhe me vetëtima. Të reshurat priten të jenë më intensive nga fundi i ditës dhe deri në orët e mbrëmjes. Temperatura e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat