Orav optimist se do të marrë fund kriza politike

Maqedonia

Orav optimist se do të marrë fund kriza politike

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 09:21
Aivo Orav

Euro ambasadori Aivo Orav nëpërmes një porosie në profilin e tij të rrjetit social Twitter edhe zyrtarisht është përshëndetur me funksionin e tij si shef i misionit të BE-së në Maqedoni.

Ai dje në Twtiter ka postuar fotografi duke dalur nga rezidenca e BE-së në Përzhino me mbishkrimin “Bye” (Tung).

Orav në funksionin e ambasadorit të BE-së në Maqedoni erdhi më vitin 2012, ndërkaq tani është deleguar për shef të misionit në Mal të Zi.

Ai në Maqedoni, përgjatë mandatit të tij, ishte përfshirë në zgjidhjen e momenteve më kritike të vendit, në mesin e më të vështirave edhe kriza aktuale politike.

Ambasadori mbetet optimist se do të plotësohen kushtet dhe do të marrë fund kriza politike.

Në një intervistë për “mkd.mk”, në pyetjen se cilat janë rreziqet nëse nuk respektohen afatet, Orav ka thënë se “në atë rast përsëri do të ketë bisedime pa kufi”.

Si moment më kritik të bisedimeve ka cilësuar abolacionin e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga ana e presidentit Gjorge Ivanov.

Për punën e Prokurorisë Speciale Publike, Orav potencon se zhvillimet rreth PSP-së dhe finalizimi i punës së PSP-së është testi kryesor për demokracinë në vend.

“Kemi kujdes dhe me vëmendje vëzhgojmë se si vazhdon procesi. Ka shumë vështirësi dhe mendoj se politikanët duhet të krijojnë kushte për punën e PSP dhe institucionet tjera ta përkrahin ashtu sikur e përkrahin edhe Prokurorinë Publike dhe në këtë mënyrë t’i japin fund krizës. Kur them “mbështetje” mendon të mos i bëhen obstruksione punës së PSP-së, por do ta përsëris se ka shumë emocione. Emocionet duhet të zhduken”, tha euroambasadori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat