Andonov: Maqedonia e rrezikuar nga migrantët që do t’i dëbon Turqia

Maqedonia

Andonov: Maqedonia e rrezikuar nga migrantët që do t’i dëbon Turqia

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 10:54
Oliver Andonov

Profesori universitar Oliver Andonov ka komentuar gjendjen e Turqisë pas grusht shtetit dhe vendosja e Maqedonisë në këtë rreth. Andonov thotë se Maqedonisë nuk duhet t’i interesojë nëse Turqia ka probleme të brendshme por duhet t’i interesojë se si do të veprojë nëse Turqia vendos t’i largon emigrantët.

”Maqedonia duhet të ndjek ngjarjet në Turqi që të mund të reagojë me kohë pasi ne si shtet do të jemi të parët që do të goditemi nga vala e emigrantëve. Kjo do të thotë angazhim të ushtrisë, angazhim të policisë, angazhime tjera shtesë dhe pyetje shtesë.” tha Oliver Andonov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat