Bie prodhimi industrial i Maqedonisë

Maqedonia

Bie prodhimi industrial i Maqedonisë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 10:44
Ilustrim

Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), prodhimi industrial në qershor të këtij viti ka shënuar rënie për 4.4%, krahasuar me qershorin e vitit 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, gjashtëmujori i këtij viti shënon rritje prej 5.6%, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar.

Statistikat tregojnë se prodhimet në sektorin e xeheroreve dhe në gurthyeset ka shënuar rënie prej 21.1%, pastaj industria e përpunimit ka rënie prej 0.3%, kurse sektori i furnizimit me energji elektrike, ajrosje dhe klimatizim, si dhe gazi kanë shënuar rënie prej 20.4%.

Rritje është shënuar në prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë, për 77.3%, kurse rënie ka te energjia për 24.9%, prodhimet e ndërmjetme për 4.2%, prodhimet kapitale për 7.2% dhe prodhimet afatshkurte për përdorim të gjërë për 2.6%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat