Pyetjet e deputetëve, deputetët e PDSH-së mbetën pa përgjigje

Maqedonia

Pyetjet e deputetëve, deputetët e PDSH-së mbetën pa përgjigje

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 20:40
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët e PDSH-së opozitare nuk morën përgjigje në asnjë pyetje që i dërguan deri tek ministria e Drejtësisë, Arsimit dhe Ekonomisë. Bekim Fazliu nga PDSH pyeti pse burgjet janë përplot shqiptarë të pafajshëm, pse Ministria e ekonomisë ka shpenzuar 8 milion euro për fshat etno e asnjë denarë për komunën Çair.

Për këtë pyetje, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski tha se të tre ministrat do të përgjigjen me shkrim.

Deputetët e LSDM-së pyetën kryeministrin Emil Dimitriev pse institucionet kompetente nuk reagojnë për lidhur me përpjekjet e një kompanie Ofshor për ta marrë Makpetrolin.

“Nëse pushteti i VMRO-DPMNe-së përmes heshtjes dhe raportit injorues dhe mos aktivitetin e plotë të institucioneve kompetente shtetërore ndihmon marrjen e Makpetrol nga ana e një kompanie të dyshimtë Ofshor, me qëllim final që të heshtet dhe shkatërrohet televizioni Telma në periudhën parazgjedhore?”, u shpreh Tomislav Tuntov.

“Unë pohoj me përgjegjësi se qeveria dhe institucionet kompetente në atë pjesë ku kanë obligim do të përgjigjem në mënyrë profesionale, por se bëhet fjalë për kompani private nuk do të hyja në detaje dhe mënyrën se si e parashtroi pyetjen deputeti”, tha Emil Dimitriev, kryeministër i RM-së.
Deputetët e LSDM-së nuk ishin të kënaqur nga përgjigjet që i morën prej ministrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat